Categories Lajme

Tërmeti 5.8 ballë, 25 v.ikt.ima në Kashamir

Të paktën 25 persona janë v.rarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të pla.gosur nga një tërmet i fuqishëm që go.diti Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë. Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri 7 ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis Kashmirit dhe Pakistanit.

Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë të mërkurën në ceremonitë e v.arrimit.

Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë. Kryeministri i Pakistanit, Imran Kan, nëpërmjet rrjeteve sociale ngushëlloi familjarët dhe urdhëroi vlerësimin e dëmeve dhe ndihmave. Ndërsa përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit nga ana e ushtrisë, shumë vendës zgjodhën që natën ta kalojnë jashtë banesave prej frikës nga paslëkundjet. Më të prekurve në zonën e Kashmirit të administruar nga Pakistani u janë siguruar ushqime dhe vendstrehime të përkohshme.

Një tërmet edhe më vdekjeprurës goditi rajonin në vitin 2005. Zhvendosja e masave nëntokësore formoi lëkundje me forcë 8 ballë, duke u marrë jetën mbi 80 mijë personave, nga të cilët 19 mijë fëmijëve që po ndiqnin mësimin në shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME