Categories Lajme

Tërmeti dhe era e fortë shkaktojnë dëmtime në stadiumin ‘Air Albania’

Era e fortë e disa ditëve më parë, por edhe tërmeti kanë shkaktuar disa dëmtime në fasadën e stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania”.

Flitet se shifrat e dëmeve mund të arrijnë në miliona euro, dhe kjo nga burime shumë pranë kompanisë “Albstar” që është marrë me ndërtimin e stadiumit.

Jo vetëm kaq, por thuhet se ka sjellë shqetësime të mëdha për kompaninë e cila raportohet se ka shpenzuar deri tani 58 milionë euro, dhe duhet të nxjerrë nga xhepi edhe shumë më tepër, ndërsa nuk është e qartë sesa do të arrijë të fitojë.

Shkak, sipas këtyre burimeve ka qenë lënia hapur e disa dritareve në fasadë, gjë që ka lejuar hyrjen brenda të erës së fortë, dhe fuqia e saj është rritur në korridoret e brendshme të stadiumit.

Nuk ishte e mundur për Abc News-in që të merrte një koment nga drejtuesit e lartë të “Arenës Air Albania”.

Në stadium vazhdojnë punimet, ndonëse është e vështirë të dallosh nëse flitet për rregullim të dëmeve, apo thjesht për vijim të procesit të përfundimit të impiantit.

Burime nga “Arena” bëjnë me dijë se dëmet ka disa ditë që po rregullohen dhe se tani thuajse gjithçka është në rregull.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë problem për tifozët dhe publikun që do të ndjekë Ndeshjen e Yjeve, të organizuar për mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar./Abcnews. al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME