Categories Lajme

Termeti/ Në Kombinat, shteti u ka vënë shiritat te banesat, por askush nuk i ndihmon të mbijetojnë

Pas tërmetit katastrofik që goditi Shqipërinë, më 26 nëntor, ka pasur dëme të shumta në godina dhe shtëpi banimi. Një gjendje e tillë e pashpresë është edhe në zonën e Kombinatit.

Kreu i PD-së për zonën, Dashnor Visha, ka postuar një shënim në rrjetet sociale, ku tregon atë që po ndodh në këtë zonë ku shteti nuk duket gjëkundi dhe njerëzit janë në rrugë të madhe.

Postimi i Vishës

Sot në lagjet e ish Kombinatit Tekstil, Njesia Administrative Nr.6. Gjendje shumë e rëndë në këto lagje të lëna totalisht jashtë vemendjes së shtetit.
I gjindur që në oret e para të mengjesit pranë tyre por fatkeqësisht i pafuqishëm për të ndryshuar këtë gjendje të trishtë shikon një gjendje Migjeniane dhe nje indiferentizem total te pushtetit vendor e qëndror.

Sjellja “ekselente “ e qeverisë është vendosja e ketyre shiritave të kuq e pastaj banorët të lënë totalisht në meshirë të fatit.
Askush nuk ju vjen në ndihmë, asnjë çadër, asnjë ushqim nuk ju ka ardhur nga shteti.

Askush nga organet kopetente nuk troket me nëpër keto dyer për ti sqaruar keto qytetarë se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre, çfarë statusi gëzojnë këto banesa nga momenti i vendosjes së këtyre shiritave, ku do jetojnë dhjetra e qindra banorë të Ish Kombinatit Tekstil sikurse dhe banorët e tjerë të kësaj Njesie Administrative.

Këto familje me femijë të vegjel, me pleq e plot halle kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave të termetit.
Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e dëmeve të termetit nga eskspertët e licensuar të shtetit.
Kaosi total i organeve shteterore qe po vazhdon e veshtirëson sjelljen e zgjidhjes për një minimum jetik për këto familje të dëmtuara nga fatkeqesia natyrore.

Çdo ditë që kalon bëhet më e veshtirë për këto familje që po kalojnë momente kritike.
Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtesojmë vuajtiet dhe dhimbjet e këtyre banorëve.
Duhen hapa konkretë e zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME