Categories Lajme

Tërmeti në Turqi e Greqi/ Të paktën 19 humbje jete dhe 709 të plagosur

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, ka vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke plagosur  709 të tjerë, si dhe shembi shumë ndërtesa, thanë zyrtarët. Në Turqi u raportua për 17 të vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos.Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar në Izmir. Ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë të mbijetuarit ndërsa errësira bie mbi rrënoja.

Ora 18:01– Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës rihter. Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur. Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave. Kërkimet vijojnë në 17 godina të dëmtuara në Izmir.

Ora 16:40– Numri i viktimave në Izmir të Turqisë ka shkuar në 6 si pasojë e tërmetit të mesditës së sotme.

Sipas mediave turke, së fundmi kanë humbur jetën edhe dy fëmijë, teksa numërohen 202 të plagosur.
Sakaq vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga lëkundjet. Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi. Tërmeti u shoqërua edhe me shumë paslëkundje, duhe hapur panik te qytetarët. Dhjetra godina janë shembur, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar nën rrënoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME