Categories Lajme

Tërmeti/ Soreca: BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë, inxhinierët janë këtu për të bërë vlerësimet

Në një konferencë për mediat, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE është afër Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Ai ka theksuar se ekspertë, inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

“BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë. Në Shqipëri kanë ardhur shumë ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Duhet të falënderoj edhe disa shtete që kanë sjellë ekipet e kërkim-shpëtimit. Kësaj situate do i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare.

Jemi mirënjohës për të gjitha këto shtete që kanë ndihmuar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë.

BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Ka histori që të thyejnë zemrën, shumë familje janë pa banesa. Inxhinierët e BE-së janë këtu për vlerësimin e ndërtesave”, është shprehur Luigi Soreca në konferencën ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME