Categories Lajme

Tërmeti/ Spaho: Injorimi i 21 shtatorit shkaktoi 24 viktima më 26 nëntor

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho nuk kursen ironinë dhe revoltën e tij lidhur me sjelljen, që sipas tij, po bën qeveria me të prekurit nga tërmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho shprehet se inagurimet mediatike bëhen për të tërhequr vëmendjen nga 24 të vrarët në Thumanë, të cilëve pas tërmetit të 21 shtatorit banesat ju kthyen në të pabanueshme, por që askush nuk e vuri ujin në zjarr duke i lënë të vdisnin nën rrënoja më 26 nëntor.

Postimi i plotë i Edmond Spahos: Tani ka filluar seriali i dyte i kujdesit te Partise per popullin, inagurimi i shtepive e reja te ndertuara pas termetit te 21 Shtatorit. Inagurimi shoqerohet me urimet “marsh nga ditet tona”, ” te na udheheqesh sa me gjate” dhe me puthje duarsh si Kim Jong Un. Kjo behet ne rradhe te pare, per te terhequr vemendjen nga 24 te vraret ne Thumane, te cileve ne 21 Shtator godinat ju kthyen ne te pabanueshme, por qe katilet ne pushtetin vendor dhe qendror, nuk e vune ujin ne zjarr dhe i lane qe te vdisnin ne rrenoja ne 26 Nentor. Keto inagurime me pompe, synojne te harrohen edhe qindra familje te tjera te cilave indiferenca shtetetore ndaj demtimeve te shtepive ne 21 shtator, beri qe termeti i 26 Nendorit ti ktheje ne te pabanueshme dhe njerezit sot te jene ne qiell te hapur. Me poshte keni dhjetra familje te tilla nga fshatrat e Ndroqit, te cilat termetet ne 21 Shtator dhe 26 Nentor i kane lene ne meshire te Zotit. Ketyre te shkreteve nuk ju ndertohen shtepi te reja sepse nuk kane lidhje ne sekretarin e partise.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME