Categories Lajme

Tërmeti tragjik/ Zbardhet drafti i ri, çfarë parashikohet për të gjitha objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë.

Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre.

Kjo parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.4802, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, parashikon ndër të tjera dhe shtimin e një neni.

Konkretisht: “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Sipas relacionit shoqëruese, Ky projektligj iniciohet në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator 2019 në disa qytete vendit, kohës së pamjaftueshme për rregullimet ligjore sipas procesit legjislativ dhe nevojës së menjëhershme për ndërtimin e riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Konkretisht, projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.84.02., datë.

10.9.1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Rregullat mbi mënyrën se si do të zbatohet si dhe cilat do të jenë subjektet që do të kryejnë këtë audit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:

1. a) ndërtimet publike;

2. b) ndërtimet jo, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë;

3. c) objektet me akses publik.

Efektet e pritshme të projektligjit janë:

-Verifikirni në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, nëpërmjet kryerjes së auditimeve teknike të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, për plotësimin e kërkesave mininmale të rezistencës, qëndrueshmërisë mekanike dhe sigurisë në përdorim

– Propozimi i masave përkatëse në rast të mosplotësimit të kërkesave minimale të punimeve të ndërtimit, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre;

-Miratimi i rregullave të detajuara të auditimit teknik me vendim të KM

-Kryerja e oponencës teknike nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve për gjitha ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë dhe objektet me akses publik. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME