Categories Lajme

Tërmeti, Zoran Zaev: Do të kemi bashkëpunime për menaxhimin e fatkeqësive natyrore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nesër gjatë takimit të minishengenit do të diskutohet midis të tjerash edhe për bashkëpunimin mes shteteve pjesëmarrëse për të menaxhuar fatkeqësitë natyrore. Teksa mori pjesë në një koncert bamirës për të prekurit nga tërmeti, Zaev tha në “Facebook” se Maqedonia e Veriut do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë për rindërtimin.

“Vazhdon mbështetja e vazhdueshme për rimëkëmbjen nga tërmeti i Durrësit dhe vendbanimeve të tjera në Shqipëri. Në mbështetje të kësaj, sonte me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, ne morëm pjesë në një koncert të arias klasike të operës në Tiranë të interpretuar nga artistët më të mirë të Operës Shqiptare.

Ngjarjet tragjike sjellin humbje të pariparueshme, por këto janë momentet kur miqësia dhe ndërlidhja midis popujve mund të shprehen më së miri. Koncerti i donatorëve për të zbutur efektet e tërmetit është vetëm fillimi dhe njoftimi i një bashkëpunimi të përbashkët për menaxhimin e fatkeqësive që do të trajtohet nesër si një shtyllë e re e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i sinqertë dhe i përkushtuar i ekipeve të shpëtimit të të gjitha vendeve fqinje menjëherë pas tërmetit tragjik është një shenjë e fortë e asaj që rajoni ynë mund të bëjë kur ne punojmë së bashku”, tha Zoran Zaev. Së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Zaev ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme për të marrë pjesë në takimin e minishengenit që do të mbahet nesër në Tiranë.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME