Categories Lajme

Terror tek Bregu i Lumit, 20 furgona policie ‘mësyjnë’ lagjen. Arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka zbarkuar në Bregun e Lumit aty ku gjatë ditës së sotme pati përplasje mes saj dhe banorëve të cilët nuk pranojnë të lirojnë shtëpitë e tyre pa u kompensuar për pronat sipas vlerës së tregut.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se janë arrestuar 2 vëllezër, përkatësisht Bujar Durullari dhe Idajet Durullari për shkak të protestës së sotme.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se 20 furgona policie knë zbarkuar në lagje nga ku burime bëjnë me dije se do të arrestohen gjithë meshkujt e lagjes pasi kanë gjuajtur me gurë dhe tjegiulla në drejtim të policisë.

Një pjesë e grave kanë marrë në duar dhe gurë, ndërsa thanë se nga banesat e tyre do të dalin vetëm si kufoma.

Një prej qytetarëve u shpreh se banesa e tij ishte vlerësuar nga ana e Bashkisë me një vlerë prej 75 milionë lekë të vjetra, mirëpo nuk i është dhënë asnjë dëmshpërblim, pasi sipas tij paratë e Buxhetit për këtë aks janë vjedhur.

Nga ana tjetër banorët thonë se vetëm 7 familjeve iu ka shkuar lajmërimi se shtëpia e tyre do të prishej.

Ndërkohë që një prej zonjave i ka rënë të fikët, dhe ambulanca edhe pse ndodhej disa metra larg banorëve, nuk ka ofruar as ndihmën e parë për qytetaren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME