Categories Lajme

VIDEO/ Grekët nderojnë si hero Kacifasin në Amerikë, thirrje shoviniste kundër Shqipërisë

Mijëra grek u mblodhën në rrugët e Bostonit dhe Filadelfias të dielën për të parë paradën vjetore të Javës së Pavarësisë së Bostonit, për përkujtimin e marshimit të Greqisë për liri që filloi më 25 mars 1821, shkruajnë mediat amerikane.

Një njësi e Evzones, Gardës Presidenciale Greke, të cilët janë të trajnuar për të kryer detyra të ndryshme ceremoniale, si ruajtja e Varrit të Ushtarit të Panjohur dhe Presidencialit, udhëheqën paradat në të dy qytetet.

Në Boston, ngjarja u organizua nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Neë England në bashkëpunim me Metropolin Ortodoks Grek të Bostonit dhe Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Boston.

Parada e Filadelfias që festonte Pavarësinë Greke u organizua nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Filadelfias dhe Luginës së Madhe Delaware.

Ajo që ra në sy në këtë parade dhe njëkohësisht diçka e papritur për të gjithë ishte se disa prej të pranishmëve mbanin në duar një famur ku në të ishte fotoja e, Konstandin Kacifas i cili u vra në Bularat të Gjirokastrës pra disa muajve nga efektivët e RENEA .

Njësoj si edhe në protestat që janë zhvilluar në Greqi, por edhe ato të organizuara në Jugun e Shqipërisë, grekët e Bostonit e kanë cilësuar Kacifasin si një hero, ku në videon e mëposhtme dëgjohen thirrje shoviniste kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME