Categories Lajme

Terrorizonte Arezzon/ Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që vepronin në zonën e Arezos. Grupi vepronte në grabitjen e banesave në këtë zonë të Italisë.

Forcat policore arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, për grabitje banesash dhe mbajtje të palejuara të sendeve të vjedhura. Ndaj tij, Gjykata e Firenzes ka lëshuar një urdhër-arrest, ndërsa i riu kishte edhe precedentë të shumta të mëparshme, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.

I riu nga Shqipëria jetonte në shtetin italian në mënyrë të paligjshme. 23-vjeçari ishte kapur në vendin e krimit, së bashku me një moshatar. Ai dyshohet se ishte kreu i një organizate të tërë kriminale, që merrej me vjedhje të shtëpive.

Arrestimi i tij dhe shqiptarëve të tjerë ka ardhur për shkak të denoncimit të qytetarëve, që thoshin në polici se iu kishin grabitur shtëpitë.

Ndjekja si nëpër filma

I riu shqiptar, vetëm 23 vjeç, ra në duart e policisë pas një ndjekje të gjatë teksa tentoi të arratiset me një automjet të vjedhur së bashku me dy bashkëpunëtorë.

Shqiptari gjendje në një shtëpi, që përdorej nga banda për të “planifikuar” vjedhjet që bënin ndër shtëpitë e komunitetit.

Njëri nga bashkëpunëtorët, një 34-vjeçar shqiptar, u dëbua nga territori kombëtar me urdhër të komisarit të Arezzo, së bashku me vëllain e tij, tjetër person që qëndronte në mënyrë ilegale.

Dje, u dha masa e arrestit me burg vetëm për “kokën” e bandës, 23-vjeçarin shqiptar, i konsideruar një element me rrezikshmëri të lartë, me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e trafikut të drogës dhe vjedhjeve. Policia vazhdon hetimet, për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të bandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME