Categories Lajme

Tetë vite burg për shqiptaren që mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave në Greqi

Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja në Greqi që detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija mes minjve,  buburrecave dhe skamjes.

Shqiptarja ka rënë në prangat e policisë në fillim të muajit prill, pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti i saj grek me te cilin jetonin të ndarë. Ai u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij 2 dhe 3 vjeç pasi 6-vjeçari është nga lidhje e mëparshme e shqiptares.

Shqiptarja u dënua me tetë vjet burg pa lirim me kusht, me akuzën e ekspozimit të të miturve në rrezik por edhe lëndime të lehta trupore.

Madje, e pyetur nga policia për kushtet e jetesës së fëmijëve të saj, ajo dëshmoi  se tre të miturve u kishte thënë se buburrecat ishin flutura.

Protothema.gr shkruan se bashkëshorti në distancë ka paditur shqiptaren më 6 prill në polici.

“Më datë 06.04.2022, në orën 12:30, bashkëshorti në distancë i shqiptares marinar në profesion, 48-vjeç ka shkuar në Komisariatin e Policisë Agia Panteleimon dhe ka paditur 32-vjeçares, me të cilën kishte dy fëmijë 4 dhe 2 vjeç.

Gruaja ka edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme, një djalë 6-vjeçar. Mësohet se 48-vjeçari, kishte marrë me qira një apartament në rrugën Alkiviadou në katin e tretë që nga marsi i vitit 2021.

Gjatë kthimit nga një udhëtim me anije, ai ka shkuar në shtëpi, ku është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga bashkëshortja 32-vjeçare dhe partneri i saj 54-vjeçar, të cilët e kanë ndaluar të komunikojë me fëmijët e mitur.

Një muaj më vonë në fillim të prillit 2020, marinari u kthye në shtëpinë ku gruaja e tij e r e sulmoi përsëri me goditje dhe ofendime duke ndaluar komunikimin me fëmijët.

Sipas 48-vjeçarit më 5 prill 2022 babai i fëmijëve ka marrë një telefonatë nga një shok i cili i ka thënë se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe konkretisht se në shtëpi ka buburreca dhe fëmijët kanë pickime nga insektet në trupin e tyre, ndërsa kanë parë  se 32 –vjeçarja ka përdorur fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki,”, shkruan protothema.gr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME