Policia e Tiranës ka reaguar sot me njoftim zyrtar per ate qe ndodhi dje ne derbin e kryeqytetit. Nje person eshte arrestuar, ndersa gjashte te tjere jane ne hetim ne gjendje te lire dhe dy persona jane shpallur ne kerkim.
Sic behet me dije, nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “P lagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të b urgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është k onfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “A rrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.
