Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se ky takim është bërë pa protokoll, ndërkaq ka theksuar nevojën e hapjen se kufirit në mes të dy shteteve.“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë”.
“Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!” është shprehur Thaci. E të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Twitterin e tij. “Me presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, ka shkruar Rama.
