Categories Lajme

Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ritheksuar se është i pafajshëm para trupës gjykuese në Hagë për secilën akuzë ndaj tij.

Thaçi deklaroi se ngjarjet e 25 viteve më parë kanë dëshmi që do të nxjerrin në pah të vërtetën, duke shtuar se do dëshironte që sot në Gjykatë të dëshmonin shumë liderë të rëndësishëm të Kosovës e ndërkombëtarë që nuk jetojnë më, për pafajësinë e tij.

Për Thaçin, reja e zezë e Kosovës është hequr, referuar akuzave të Dick Marty ndaj UÇK-së të cilat u provuan në Gjykatë Ndërkombëtare si të pavërteta.

Ai i kërkoi palës gjykuese që të mos marrin opinionet, botime të pasluftës apo mllefet politike si fakte duke thënë që beson në një proces të drejtë, transparent e të shpejtë.

“Ata bënë atë që do të bënte çdo popull liridashës për të mbrojtur familjet e tyre, Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot jam i lumtur që jemi të lirë, Kosova është rrëfim suksesi. I nderuar trup gjykues ne do të udhëtojmë mbrapa në ngjarjet që kanë ndodhur 25 vite më parë, ju kërkoj të keni parasysh se mbamendja 25 vite më parë është e mjegulluar, realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike nuk duhet të kuptohen si fakte ne këtë sallë. Kjo vlen edhe për botime të apo opinione të pasluftës të ekzagjeruara.

Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar ka qenë bashkëudhëtar e bashkëmendimtar në procese politike të pasluftës.

Në raste jo të pakta ambicia, interesa politike, ego personale tejkaloi realitetin e Ushtrisë Çlirimtare dhe vetë historinë e Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një dëshmi të asaj kohe dhe dua të kthehem tek ajo që të zbulohet e vërteta.

 Më vjen keq që nuk do dëgjojmë në këtë Gjykatë dëshmitë e Sekretares Madeleine Albright, Sekretarit të Jashtëm Robin Cook, Senatorit Robert Dole, Ambasadorit Richard Holbrooke, të presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganit, Adem Demacit dhe liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar me emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme.

Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Në Kosovë e dinim gjatë gjithë kohë se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të SHBA-së nuk do të mund të ishim të lirë dhe të pavarur. E nderuar trupë gjykuese, kur raporti i Dick Marty mbushi titujt e mediave me akuza të sajuara për trafik organesh nga unë dhe ushtria, unë kërkova që të hetohej nga gjykata ndërkombëtare në mënyrë të pavarur.

Një Gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr, pra kjo sakrificë ja ka vlejt. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi.

Besoj te tribunalet e Hagës dhe Dhomat e Specializuara, unë jam intervistuar qoftë në cilësinë  e dëshmitarit apo të dyshuarit, çdo bashkëpunim ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Unë besoj në paqe, të vërtetë, pajtim dhe drejtësi dhe kam besim që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë”, tha Thaçi para palës gjykuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME