Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi” për të shitur sërish kokainë, arrestohet 27-vjeçari

Ndonëse ishte në arrest shtëpie, kjo nuk e ka ndalur një 27-vjeçar në Fier, të kryejë një tjetër vepër penale, atë të shitjes së lëndëve narkotike. I riu i identifikuar me inicialet A. M., banues në Fier u kap teksa shiste kokainë në biznesin e tij privat “Tabachino”.

Në momentin e arrestimit në dyqan iu gjetën kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Edhe më herët ishte arrestuar për të njëjtin krim.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e rasteve të shitjes në doza, të drogave të forta.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shitur sërish doza kokaine, në të njëjtin biznes privat (tabachino), arrestohet 27-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i plotë i policisë

Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e rasteve të shitjes në doza, të drogave të forta.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shitur sërish doza kokaine, në të njëjtin biznes privat (tabachino), arrestohet 27-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës e Posacme “Shqiponja”, të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Tabachino”, dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME