Categories Teknologji

Theu rekordin e Bugatti Chiron, njihuni me makinën më të shpejtë në botë, kalon 500km/h

Barriera e 500 km/h e shpejtësisë maksimale për një makinë është kapërcyer. SSC Tuatara është makina më e shpejtë në botë, pasi arriti në rrugë një shpejtësi prej 508,73 km/h, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Bugatti Chiron (490,484 km/h), rekord i regjistruar në pistë.

Piloti Oliver Webb e ka regjistruar këtë rekord në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 km të gjatë, duke shënuar shpejtësitë 484,53 km/h dhe 532,93 km/h, për një mesatare prej 508,73 km/h, që do të jetë shpejtësia e regjistruar si rekord. Pas regjistrimit të rekordit, piloti tha: “Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME