Categories Lajme

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare/ Nga takimet me të panjohur në rrugë tek historia e dashurisë me 24-vjeçarin, ku janë përqendruar hetimet e policisë greke

Familjarët vijojnë kërkimet për 19-vjecaren shqiptare Artemis Vasili, gjurmët e së cilës janë zhdukur që prej pasdites të së premtes. Një element i rëndësishëm i hetimeve tregon se vala nga telefoni celular i vajzës, që u shfaq në antenën e një kompanie në zonën më të gjerë të Paiania dhe Koropi.

Pavarësisht thirrjeve të familjarëve, ende Artemis nuk ka dhënë shenja jete ndonëse dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë. Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.

Sipas prindërve të Artemis, vajza e tyre u larguar të premten duke i thënë se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi. Prindërit ishin të qetë se fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë atje.

Deri tani, është zbuluar njohja e saj me një djalë në Facebook ndërsa dihet se lidhja 2 mujore që pati me 24 vjecarin ka përfunduar. Mediat greke thonë janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj.

Ndërsa ditët kalojnë, familjarët shpresojnë që Artemis të jetë mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë. Miqtë e Artemis thonë që së fundmi ka qenë e ndrojtur dhe nuk fliste me ta, por askush nuk e kupton arsyen.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME