Categories Lajme

Thirrje institucioneve të ndërhyjnë për normalizimin e situatës në kufirin me Greqinë

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare te Kakavijës dhe Kapshticës, ku qytetarët prej thuajse 48 orësh presin në rradhë për të kaluar doganën. Në një deklaratë publike ky institucion i ka kërkuar edhe autoriteteve përgjegjëse shqiptare, të ndihmojnë qytetarët e mbetur në rradhët kilometrike me nevojat bazike si ushqim dhe ujë, apo me shërbime higjeno-sanitare. Avokati i Popullit do të ndjekë dhe monitorojë përmbushjen e detyrimeve të institucioneve për normalizimin e situatës, shkruhet në deklaratën e këtij institucioni.

Reagimi i plotë AVOKATI I POPULLIT REAGON ME SHQETËSIM RRETH SITUATËS SË BLLOKIMIT TË QYTETARËVE SHQIPTARË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy Pikat Kufitare të Shqipërisë me Greqinë, atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, ku disa mijëra qytetarë shqiptarë po presin në rradhë kilometrike me automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Greqisë.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare të mbështesin nevojat e familjeve, që kanë në përbërje në një pjesë të madhe, të mitur apo të moshuar dhe që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.

Institucioni i Avokati i Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërmjetësojnë sa më shpejt për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate tepër shqetësuese të krijuar në kufirin shqiptaro-grek për të shmangur problemet humanitare që sa vijnë e bëhen më të dukshme.

Institucioni i Avokati i Popullit u rekomandon emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë plan të udhëtojnë drejt Greqisë, të shohin mundësinë e shtyjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufirin shqiptaro grek. Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë dhe monitorojë hap pas hapi në terren detyrimet e institucioneve përgjegjëse shqiptare për normalizimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që presin në kufi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME