Categories Lajme

Thirrjet e ministres Xhaçka: Qëndroni jashtë banesave të dëmtuara. Situata e rëndë, mësimi pezullohet edhe nesër

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë thirrje të fortë për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë të mos futen në banesa. Ajo i ka bërë thirrje të fortë edhe për të kufizuar në maksimum lëvizjet me makina për ta bërë me të lehtë qarkullimin e mjeteve të emergjencës që nisen drejt zonave të prekura më rëndë, si Durrësi dhe Thumana.

“Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shërbimit shëndetësor nga gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit e Thumanës ku situata ëshhtë më e rëndë. E gjithë forca e armatosur ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Situatë është e rëndë qoftë për numrin e madh të godianve të dëmtuara qoftë edhe për jetët e humbura.

Jemi në një situatë e ngjarje e përmasave të atilla që cdo vend do e kishte të vështirë ta përballonte vetëm, por nuk jemi vetëm të gjithë aleatët kanë ofruar ndihma emergjente, po mbërrijnë grupe shpëtimi të specializuara nga Italia dhe nga Turqia.

Qytetarët kanë dhënë ndihmë të jashtëzakonshme me solidaritetin e tyre.

Ndihma që mund të japin tani është të kufizojnë në maksimum lëvizjet me automjet për ti dhënë mundësi qarkullim mjeteve të emergjencvës, në orët e para të mëngjesit mjetet e emergjencës kanë hasur shumë vështirësi për shkak të trafikut të madh.

I bëj thirrje me forcë gjithë qytetarëve që shtëpitë e të cilëve janë të dëmtura të evitojnë qëndrimin brenda.

Ju bëj thirrje po ashtu të fortë të ruajnë qetësinë e gjakftohtësinë, pasi ka pasur shumë dëmtime nga paniku.

Ka nevojë për solidaritet e gjakftohtësi. Mësimi do vazhdojë i pezulluar edhe nesër
mundësi që familjet të mblidhëen bashkë sidomos për të vegjëlit që kanë përjetuar traumën që edhe studentet të kthehen pranë familjeve të tyre.

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe ka ende numër banorësh që mesohet se janë nën rrënoja lutemi ti gjejmë shëndoshë e mirë do bëjmë cdo gjë është e mundur. Është e pamundur tu jap shifra për godina të dëmtuara.

Kurajo të gjithëve i gjithë shteti është në këmbë e do bëjmë gjitcka për të përballuar së bashku këtë situatë kaq të vështirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME