Categories Lifestyle

Thonjtë mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Sot, thonjtë vlerësohen më së shumti, por thjeshtë si veçori estetike e trupit tonë. Në fakt pretendohet se tregu global i produkteve për thonj do të arrij deri në 15.55 miliardë dollarë deri në vitin 2024.

Sidoqoftë, rezulton se thonjtë tuaj mund të mos jenë vetëm për dizajn, por edhe një pasqyrë e statusit tuaj shëndetësor, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net. Shikoni se si ngjyra dhe tekstura e thonjve tuaj, tregon shumë për shëndetin tuaj.

-Ngjyra e verdhë e thonjve, tregon që keni një infeksion, nëse nuk trajtohet me kohë, kjo mund të kthehet në ngjyrë të verdhë dhe bëhen të thërmushëm. Po ashtu, ngjyra e verdhë e thonjve tregon se mund të keni probleme me mushkëri nga pirja e duhanit si dhe përdorimi i shpeshtë i ngjyrave për thonj. – Thonjtë e bardhë me një fije pink, mund të jenë shenjë e problemeve me zemër, veshkave, diabetit ose probleme me mëlçi.

-Nëse thonjtë tuaj janë jashtëzakonisht të zbehtë ju keni mungesë së disa vitaminave në trup ose gjaku nuk është duke qarkulluar si duhet, që mund të qoj në anemi apo edhe në mungesë të hekurit. – Thonjtë e kuq të errët, mund të tregoj që keni probleme apo sëmundje të zemrës.

-Thonjtë si të kaltër dhe manushaqe tregojnë që trupi juaj nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Ngjyrat e tjera të thonjve mund të jenë shenjë e sëmundje dhe problemeve tjera shëndetësore, andaj është mirë t’i kushtoni kujdes dhe të i merrni parasysh këto shenja.

-Thonjtë të brishtë dhe të ndarë, nënkupton problemet me gjëndrat tiroide, po ashtu thonjtë të e thatë dhe të thërrmueshëm tregon që keni mungesë të vitaminave, përkatësisht A, C, dhe B7. -Thonjtë vertikal janë shenjë zakonisht e plakjes ashtu si rrudhat në fytyrë.

-Thonjtë horizontal shenjë e ndonjë traume, por shpesh edhe e ndonjë sëmundje me ethe. -Thonjtë me gropa tregojnë që keni probleme me lëkurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME