Categories Lajme

Thuaj JO produkteve te SERBISE! Ritvan Runaj

Ne deshtimin e hapjes se negociatave me Bashkimin Europian, Shqiperia surprizon duke qene pjese e minishengenit ballkanik sikur te ishim duke u drejtuar nga nje diktator i vetem, ku ashtu mendoj me mire dhe ashtu beri.
La Kosoven jashte pa hezituar dhe duke harruar qe te nesermen ndihmat e menjehershme te saj per te prekurit nga termeti. Premtimi i Vucic qe do ndihmonte ju duk me bindes duke harruar qe vete Serbia ka vrare e masakruar me mijera shqiptare.
E pare nga ky kendveshtrim Shqiperia pervec se ndahet nga Kosova nuk ka asnje perfitim nga ky veprim. Thjesht plotesoj endrren e madhe te Serbise per te ndertuar Jugosllavine e madhe duke marre ne zoterim Shqiperine dhe duke lene nen hijen e saj, dhe duke bere te paperfillshme Kosoven dhe jo pa qellim apo pa perfitim. Keshtu ajo shfuqizon kedo union europian apo marredhenie me Shtetet e Bashkuara te cilat injorohen nga Rusia simotra e Serbise.
Serbia ka kapacitet te mbuloje gjithe tregun e Shqiperise, Kosoves e me gjere. Ajo prodhon dhe eksporton ne shume vende te botes dhe tani do te zgjerohet me Shqiperine duke na dhene si gjithmone tepricen e skaduar te prodhimeve te saj dhe ne do heqim nga tregu produkte me cilesore te vendeve te Unionit.
Serbia e gjeti rrugen e saj per te dale ne det. Beri endrren e Miloshevic realitet! Ajo Serbi e cila edhe ne nje ndeshje futbolli nuk lejoi te valevitej flamuri jone i lare me gjak! Ajo Serbi sot do te udheheqi Ballkanin dhe dihet se ku do na drejtoje keshtu qe lamtumire Europe! Lamtumire zhvillim!
Une jetoj ne Europe dhe nuk dua qe vendi im te shkoj mbrapa, por dua nje Shqiperi Europiane. Une nuk dua te udhehiqem me nga keta politikane te korruptuar te cilet bashkohen kur shkaterrohet vendi dhe zihen e ndahen kur prishen pazaret.
Prandaj te dashur emigrante, te cilet sot jane me shume ne numer se ata qe jetojne ne Shqiperi, mos harroni qe sa here qe dergoni para per te mbajtur familjet tuaja ato ne menyre indirekte do shkojne per Serbine.
Meqenese ne nuk kemi as pozite as opozite duhet te reagojme NE!
Ju bej thirrje te gjitheve te shmangni produktet serbe dhe te blini vetem produktet e vendit apo te vendeve te certifikuara duke bere keshtu nje reagim kunder ketij minishengeni te turpshem.
Thuaj JO produkteve te SERBISE! Ritvan Runaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME