Categories Lajme

Thumanë/ Familja Doka i shpëton pallatit të “vdekjes”, kryefamiljari: Kur hapa derën pashë qiellin

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ishte sërish në Thumanë ku takoi banorët e njërit nga pallatet që mori shumë jetë banorësh. Por fatmirësisht familja Doka shpëtoi, pasi vetëm kati i tyre nuk u shemb. Kryefamiljari Arjani kujton me dhimbje se si veproi kur ra tërmeti duke rrëmbyer dy fëmijët e tij. Ndërsa kur hapi derën e banesës pa vetëm qiellin. Dy anët e pallatit ishin kthyer në rrënoja duke zënë përfund shumë fqinjë. “Jam Arjan Doka, banor i këtij pallati, fatmirësisht nuk kam viktima në familje. Në momentin që ka rënë tërmeti janë zgjuar, ishin tre fëmijët dhe gruaja. Unë isha me nënën time ishim zgjuar nga tërmeti i parë. U mblodhëm.

Pallatit i ra një pjesë, në momentin që ka rënë tërmeti kam tentuar të dal jashtë. Ishte i frikshëm i jashtëzakonshëm. Na u duk sikur qielli po na binte poshtë, kur dola jashtë hapa derën pashë që çdo gjë kishte përfunduar nga të dy krahët e pjesës së pallatit. Vetëm kati im kishte mbetur. Kur kam dalë kam parë viktimat, ishte Hajrie Vata dhe djali i saj. Nuk mundesha ti nxirrja u kishte rënë trau sipër, më pas fadroma erdhi nëna vdiq ndërsa djali i saj është në spital. Më kanë mbetur në mëndje vetëm qaj kur i kujtoj, kam qarë për ta si të ishin gjaku im dhe familje ime. Haja me ta. Nuk mund ta them sa e dhimbshme është. Shtëpia ime ishte shkatërruar, nuk kisha fare fuqi isha i tmerruar, kam menduar vetëm për dy fëmijët që ti nxirrja jashtë, nuk mendova për veten, për gruan. Hapa derën dhe pashë qiellin, isha i tmerruar. Fëmijët bërtisnin na shpëto o babi” kujton i tronditur Arjani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME