Categories Lajme

Thunberg: Ne nuk do tju përgjërohemi qeverive, bota është zgjuar, ne jemi ndryshimi

Sipas ‘The Guardian’, aktivistja e njohur nga Suedia, 16 vjeçarja Greta Thunberg, ka thënë gjatë një tubimi në Denver të Shteteve të Bashkuara se rinia e botës duhet të jetë e përgatitur për të protestuar për një kohë të gjatë për të kërkuar masa ndaj ndryshimit të klimës dhe të mos zmbrapset nga kjo kërkesë.

Simboli i lëvizjes në Mbrojtje të Klimës, tha gjithashtu se ajo dhe aktivistët e tjerë që janë me të, nuk do t’iu përgjërohen atyre që janë në pushtet që të veprojnë për të mbrojtur planetin.

“Ne do t’u themi atyre se nëse këtë gjë nuk e bëjnë ata, do ta bëjmë ne. Bota është duke u zgjuar dhe ne jemi ndryshimi. Ndryshimi është duke ardhur, doni apo sdoni ju”,-  tha ajo para një grumbulli të madh protestuesish.

Thunberg kritikoi liderët botërorë që nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të luftuar ndryshimin e klimës dhe se e kanë injoruar shkencën. Ajo përsëriti pyetjen e saj të famshme, të cilën e përdori edhe gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara, “Si po guxoni?”

Aktivistja e njohur kishte nisur të protestonte në mënyrë individuale para kuvendit të Suedisë në gusht të vitit të kaluar. Ajo e linte mësimin një herë në javë për të protestuar kundër ndryshimit të klimës.

Protesta e saj, e quajtur “Të premtet për të ardhmen”, i ka motivuar miliona njerëz në mbarë botën që të protestojnë dhe të kërkojnë më shumë masa kundër ngrohjes globale, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME