Categories Politike

Duma: Nëse nuk hapen negociatat, opozita ka detyrë të largojë Ramën me çdo mjet!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë’ në News24, se nëse Këshilli Evropian i thotë “JO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, detyra kryesore e opozitës shqiptare është të largojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

“‘JO-ja’ nga KE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me cdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës. Gjtihë trajektorja e tyre është “ata”, këta nuk qeverisën asnjë ditë. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama. E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitës që Rama të ikë. Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë”, tha ish-deputetja e PD.

E pyetur nga gazetarja Tufa se si do të ikë Rama, ish-deputetja Duma u shpreh se marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Ajo paralajmëroi protesta masive dhe radikale, deri në rrëzimin e kryeministrit. “Duhet të kuptojmë aksiomën. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, godasin. I kemi hequr propagandën kryeministrit, e ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti.

Mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht. Për mua goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri i çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më. Do ketë protesta radikale”, theksoi Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME