Categories Lajme

Shqiptarët me sytë drejt Evropës, maturantët duan të bëhen infermierë

Programi i Infermierisë së Përgjithshme ka qenë padyshim më i preferuari për maturantët këtë vit. Këtë e tregojnë të dhënat e regjistrimit sipas të cilave nga 980 kuota që ky program ka pasur në 7 Fakultete të vendit, për raundin e tretë kanë mbetur të lira vetëm 22.

I suksesshëm kjo degë ka qenë edhe në universitetet e rretheve ku në shumë prej tyre si në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës dhe Elbasan janë ezauruar të gjitha vendet. Arsyet lidhen me interesin që shumë shtete evropiane kanë shfaqur për këtë profesion, duke ofruar hapësira në tregun e punës. Por për raundin e tretë kuota të lira ka në disa prej universiteteve, raporton Ora.

“Duke filluar që nga universiteti i Tiranës, ka akoma kuota të lira në fakultetin e Drejtësisë, fakultetin e Ekonomisë, Financë, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Informatike dhe ka kuota të lira akonma tek degët e gjuhëve të huaja. Edhe universiteti i Mjekësisë ka disa programe studimi që ka disa degë të ezauruara.”

Në dy raundet e para janë regjistruar në total afro 19 mijë e 200 studentë të cilët do të nisin vitin akademik më 14 tetor. Të tjerët që ende nuk e kanë siguruar një degë kanë edhe një mundësi përmes plotësimit të formularit A4. “Procesi i aplikimit në formularin A4 do të vijojë për 3 ditë dhe do të mbyllet për 3 ditë, kurse të hënën në 21 tetor do të fillojë procesi i regjistrimit në raundin e 3. Do ketë vetëm 3 faza regjistrimesh 48 orëshe.” Degët që kanë një numër të ulët të regjistruarish janë kryesisht ato të edukimit për shkak edhe të mesatares 7.5 të vendosur nga Ministria e Arsimit. Në rrethe janë afro 78 programe studimi dhe 5 Fakultete që rrezikojnë të mbyllen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME