Categories Politike

“Peter Handke ka ngjallur neveri ndërkombëtare”, shkrimtari: “Nobel-i” ka një kusht

Shkrimtari Sadik Bejko i ka cilësuar “të neveritshme” sjelljet e shkrimtarit austriak, Peter Handke, që u vlerësua me çmimin “Nobel” nga Akademia Suedeze.

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares në News24, shkrimtari Bejko tha me tone të ashpra se çmimi “Nobel” ka një kusht: që autori nuk, duhet të jetë luftënxitës, racist apo pro shfarosjes së kombeve. Sipas tij, Peter Handke e ka humbur reputacionin e një njeriu të mirë, pas sjelljes së tij për të mbështetur hapur krimet në Jugosllavi dhe Slobodan Millosheviç.

“Ka dy probleme, së pari, a është shkrimtar i mirë Peter Handke. Sigurisht që është i mirë. Çmimet Nobel kanë një kusht: autori nuk duhet të jetë prolutës, nuk duhet të jetë luftënxitës, racist, për shfarosjen e kombeve, pra ka dhe një përbërës moral. Që kur ka mbështetur hapur krimet e që kanë ndodhur në Jugosllavi dhe Millosheviçin direkt, aty Peter Handke e ka humbur reputacionin e tij të njeriut të mirë, që meriton ndaj tij të drejtosh vëmendjen. Atë e kanë quajtur “idiot, hajvan”. Në Gjermani, i hoqën çmimin “Henrik Hajner”, në Paris i hoqën dramën nga qarkullimi menjëherë. Në të gjithë botën, kjo përkrahje e njerëzve që bënë masakra në Ballkan, ka nxitur revoltë ndaj tij, me të drejtë.

Ai ka një sjellje publike të neveritshme, të shëmtuar. Ai vazhdon të jetë një mik i popullit serb, por ka qenë mik i atyre që kanë bërë masakra dhe këtu është problemi i tij, që ka ngjallur neveri ndërkombëtare. Është e përcaktuar qartë që shkrimtarët nuk duhet të nxisin luftëra mes kombeve”, u shpreh shkrimtari Bejko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME