Xhami i jashtëm i një lokali në qytetin e Durrësit është thyer në mënyrë të qëllimshme gjatë natës së kaluar. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një grabitje ose me një dëmtim prone, ndërkohë që blutë e Durrësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Lokali është i pozicionuar në lagjen nr.4 të qytet bregdetar dhe njihet me emrin San Marko. Pritet kqyrja e kamerave të sigurisë me qëllim gjetjen e autorit dhe motiveve që e çuan në kryerjen e këtij akti të dhunshëm ndaj pronës private.
