Categories Lajme

“T’i kalojmë barrierat politike”, Rama: Qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria për përbërjen e grave

I pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri Edi Rama, i cili do të prezantojë programin qeverisës.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë e ka nisur me një nga ato që e cilëson pika të forta të qeverisë ‘Rama 3’, që është përfaqësimi i kabinetit të ri nga shumë gra ministre.

“I nderuar Kuvendi i Shqipërisë, me një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje për zgjedhësit tanë dhe përgjegjësie përpara të gjithë shqiptareve, pavarësisht se kanë votuar për PS apo jo, jam këtu sot para jush për të kërkuar votëbesimin për qeverinë e re në këtë mandat të 3.

Kjo qeverie re do të hyjë në histori si qeveria me përbërje më me shumë gra. Kjo qeverisje i ka dhënë përpjekje shoqërore për t’i dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar në bashkësinë tonë.  Përbërja e grave në qeverisje ka qenë pasqyra e rritjes së vazhdueshme të rritjes së numrit të tyre në Kuvend. Kjo është një nga gjërat me rëndësi që edhe koha iu jep më shumë rëndësi. Për këtë besoj se ky Kuvend do të marrë një nga shumë faqet e bukura. Shqipëria renditet në vend të parë për numrin e grave në qeveri, ka qëndruar në 5 vendet e para më herët.

Duhen thënë dy gjëra; tejkalimi i lartë këtë herë i shkallës së barazisë 50-50-% s’ka qenë qëllim në vetvete, nuk ishte pikënisje e qëllimshme, por ishte pikëmbërritja e natyrshme e analizës së punës së këtij kabineti. Sot kemi dukshëm më shumë gra, se ministret e qeverisës së re iu përshtaten më mirë startit qeverisës.

Ka ende shumë forca diskriminuese dhe energji negative ndaj vajzave dhe grave. Nuk është e nevojshme që të shkosh në një vend të humbur, të largët për të parë këtë. Kudo në territorin e vendit bëhet kërdi e heshtur.

Dua të shpresoj dhe të uroj që të gjitha gratë e pranishme në këtë sallë, pa dallime partiake, në radhë të parë gratë ministre, vetë kryetarja e Kuvendit, ta ndejnë më të fortë veten se kurrë për të qenë në vijën e parë. Për të folur me akte konkrete, përtej barrikadave politike, dhe ju nuk do të jeni vetëm konsumatorë, por dhe prodhuese të energjisë së politikës. Shumica e re qeverisëse do të punojë me forcën e ideve dhe vullnetit.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME