Categories Sport

Tifozët e Liverpoolit në përkrahje te Shaqirit

Mesfushori ofensiv kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon të ketë përkrahjen e tifozëve. Shaqiri së fundi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale në klub. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë stinor, dhe atë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të penalltive.

Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpoolit që nga atëherë, përfshirë dy në ligë dhe një për Superkupën e Evropës. Spekulimet për të ardhmen e tij në klub po vazhdojnë.

Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre. Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve. Është raportuar më herët se për Shaqirin është duke shprehur interesim skuadra e Ligue 1, Monaco.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME