Përmes aplikacionit synohet të depërtohet tek audienca e re, Sipas “Wall Street Journal”, aplikacioni më i ri “TikTok” është duke u përdorur nga militantët e shtetit islamik për të përhapur propagandën tek një audiencë më e re.
Raportohet se përmes këtij programi janë shpërndarë video ku shihen luftëtarët e ISIS me armë dhe kufoma që shëtisin nëpër rrugë. Njëkohësisht shihen edhe gra, që e quajnë veten xhihadiste. Videot u identifikuan nga ndërmarrja për shpërndarjen e inteligjencës në media “Storyful”.
Imran Ahmed, shefi ekzekutiv i “Qendrës për kontrollin dixhital” u shpreh: “Ky zbulim përshtatet me një model, që lëvizjet ekstremiste janë duke aplikuar me sukses vitet e fundit, për të depërtuar në hapësirat e reja të mediave dhe aplikacioneve, në mënyrë që të rritin edhe më tepër audiencën”.
Organizatat terroriste dhe kriminale e kanë të ndaluar të përdorin aplikacionin TikTok. Kompania me seli në Pekin përdor njerëz të specializuar dhe programe inteligjence artificiale, për të mbajtur jashtë platformës së saj përmbajtjen e dëmshme, por kjo nuk funksionon gjithmonë.
Sipas kompanisë, ata ndalojnë çdo llogari të tillë dhe shumë shpejt do të bëhet identifikimi i personave dhe organizatave që ushtrojnë një sjellje të tillë dashakeqe./tvklan.al