Categories Kuzhina

Tiramisù klasike

Tiramisù-ja eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Perberesit

400gr biskota Savoiardi

500gr krem maskarpone

6 veze mesatare

120gr sheqer

1 filxhan te madh kafe ekspres + 2 luge sheqer

1/2 filxhani uje ose qumesht

kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

E hollojme kafen ekspres me uje ose qumesht, i japim shije me 2 luge sheqer dhe e hedhim ne nje pjate te thelle per tu ftohur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim me shpejti maksimale te verdhat e vezeveme gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht. Zhysim biskotat Savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqen me kakao te hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME