Categories Lajme

Tiranë/ Ambulanca përfshihet në aksident, arrestohet shoferi, në pranga edhe katër të tjerë

Pesë shtetas janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë proceduar në kryeqytet për akuza të ndryshme. Policia bën me dije se kanë rënë në pranga A. V., 30 vjeç A. B., 27 vjeçe dhe K. K., 27 vjeç M. J., 55 vjeç, A. H., 49 vjeç.

Ata procedohen për veprat penale si thyerje e rregullave të qarkullimit, shkelje e masës së sigurisë.

Ndërkohë pesë të proceduarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur një shtetas dhe kanë dëmtuar makinën e tij.

Tiranë Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 30 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. B., 27 vjeçe dhe K. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – M. J., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur; – A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. D. (A)., 45 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Kavajë proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç, pasi shtetasi K. H., së bashku me shtetasin G. I., kanë dëmtuar pronën e shtetasve B. H. dhe Xh. H., dhe këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës shtetasit K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj shtetasit G. I. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME