Categories Lajme

Tiranë, “Benz”-i futet në trotuar me shpejtësi, përplas një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.  Sipas policisë automjeti tip “Benz” i drejtuar nga një 19-vjeçar ka dalë nga rruga, duke përfunduar në trotuar dhe më pas është përplasur me një pemë.  E pranishme ishte edhe një kalimtare rreth të 30-tave, e cila ka mbetur e plagosur.

Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe është marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë e plagosura është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e makinës, por edhe terreni i lagësht.

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME