Categories Lajme

Tiranë/ Fusnin mallra kontrabandë, në pranga administratori i një poste private, në kërkim bashkëpunëtorja

Një administrator i një poste private ka rënë në pranga ditën e sotme pasi së bashku me një 43-vjeçare fusnin mallra kontrabandë në kryeqytet. Si pasojë janë sekuestruar veshje, produkte kozmetike, medikamente e pajisje elektronike kontrabandë.

Në total janë sekuestruar nga blutë, 260 pako dhe 46 thasë me mallra kontrabandë. Pjesë e operacionit kaluan nën hetim 3 punonjës të postës, ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim administratorja e një tjetër poste private.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga administratori me iniciale, A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Vijon puna për kapjen e administratores së kësaj poste, të 43-vjeçares me inciale A. Gj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME