Categories Lajme

TIRANË/ “Hajde me xhaxhin të të çoj diku!” I moshuari tenton të …

Foto ilustruese, Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i moshuar dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të m itur.

Nëna e të miturës me iniciale A.M ka shkuar menjëherë për të bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë, raporton Fax News. Nëna e të miturës ka thënë se nuk e njeh personin e moshuar, teksa mësohet se familja e vajzës jeton pranë vendit të njohur si “Vila L” në Astir.

“Vajza zbriti nga banesa me dy shoqet e saj. Një burrë i moshës rreth 60 vjeç e kapi nga krahu. E mori fillimisht me të mira duke e ftuar gocën ta shoqëronte. Më pas i tha “hajde me xhaxhin të të çoj diku”. Vajza sapo është larguar prej tij, ma rrëfeu çfarë kishte ndodhur. Erdha në komisariat të bëj denoncimin. Nuk e njoh personin abuzues, se kam parë kurrë edhe në lagje”, thotë në dëshminë e saj nëna e të miturës. Edhe vajza e m itur është marrë në pyetje në praninë e nënës, xhaxhait dhe një psikologu, teksa ka treguar se çfarë ka ndodhur.

“Më tha mua më ço deri në katin e pestë. Deshi të më fuste në ashensor, nuk e njihja dhe më kapi paniku. Ai më mbante për dore dhe iu shkëputa duke vrapuar. Të njëjtën gjë bëri edhe me dy shoqet e mia, janë moshatare me mua por edhe ato vrapuan pas meje të tmerruara”, tregoi vajza e mitur në polici. Grupi i Hetimit do të sekuestrojë kamerat e sigurisë në pallatin ku jetojnë vajzat e mitura për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e burrit të moshuar.newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME