Një i mitur ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
