Categories Lajme

Vlorë,  Vijon operacioni policor i koduar “By Pass”, i nisur në vitin 2020, 5 të arrestuar

Vlorë,  Vijon operacioni policor i koduar “By Pass”, i nisur në vitin 2020. Shkon në 5 numri i personave të arrestuar. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndryshme që këta shtetas i kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë dy viteve të fundit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “By Pass”, i realizuar në vitin 2020, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: H. B., 27 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni, në dhjetor 2020 u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasit A. D. dhe H. B., në mars të vitit 2020, i kanë hequr lirinë shtetasit D. K., 34 vjeç, banues në Orikum.

Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi D. S. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta gjashtë shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy viteve të fundit, konkretisht: • Më datë 27.12.2021, dyshohet se kanë vjedhur disa shpendë në pronësi të shtetasit P. G.; • Më datë 13.01.2020, dyshohet se kanë vjedhur bagëti të imëta në banesën e shtetasit Sh. H.; • Më datë 08.02.2020, dyshohet se kanë vjedhur pajisje të ndryshme elektroshtëpiake në lokalin e shtetases A. Sh.; • Më datë 26.02.2020, dyshohet se kanë vjedhur sende dhe pajisje të ndryshme, në lokalin e shtetasit I. Sh.; • Më datë 31.08.2020, dyshohet se kanë vjedhur një sasi nafte tek një kamion, në një kantier në Radhimë. • Më datë 18.12.2020, dyshohet se kanë vjedhur një sasi teli metalik, në pronësi të shtetasit V. G. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME