Categories Lajme

Tiranë, I riu kapet duke transportuar 20 emigrantë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi”. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë prangosur A. M., 18 vjeç, të cilin gjykata e Krujës e kishte dënuar për “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e d rogës”.

Ky i fundit është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Rinas, duke transportuar me një mjet furgon, 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.

Njoftimi i plotë: Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për krimet kundër narkotikëve dhe transportonte 20 emigrantë, me një automjet furgon, kapet dhe vihet në pranga nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me mjete të marra me qira, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, i cili ishte me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e d rogës”.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi I. Ç., 27 vjeç, i d ënuar më parë për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i monedhave”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Rinas, duke transportuar me një mjet furgon, 20 emigrantë të paligjshëm, me destinacion qytetin e Kukësit.

Nga ana e shërbimeve të Policisë është bërë ndjekja e mjetit tip furgon dhe më pas ndalimi i tij në zonën e liqenit të Krastës në qytetin e Krujës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME