Categories Lajme

Tiranë! IKMT vendos 4.5 mln lekë gjoba

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe 4 të tjerë janë vënë në hetim, pasi hidhnin inerte në zona të ndryshme duke shkaktuar ndotje mjedisore. Policia e Tiranës njofton se secilit prej të arrestuarve u ka vendosur nga 1.5 mln lekë të reja gjobë, pra në total vlera e gjobës arrin në 4.5 mln lekë të reja.

Njoftimi i policise

Strukturat e Policisë së Tiranës, të angazhuara maksimalishit për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor.

Arrestohen 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkarkuar inerte, në vende të ndryshme, si dhe procedohen penalisht 4 të tjerë.

Për secilin rast të konstatuar është mbajtur masë administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra.

Shërbimet e komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

–  Q. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal;

– A. R., 27 vjeç, F. N., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME