Categories Lajme

Tiranë, kush është Genci, i riu që u bë i famshëm pas gafës në Itali

Efektivët e Komisaritatit të Policisë numër 2 në Tiranë kanë arrestuar një të ri, të shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 lokalizuan dhe më pas ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Genc Logu, 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Por kush është i riu që u bë i famshëm për shkak të një gafe në internet?

Dy vjet më parë Logu, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti evropian është arrestuar nga policia italiane në Napoli. Pasi i kishte shpëtuar disa herë arrestimit, Logu u identifikua nga policia e komisariatit të Castel Volturno (Caserta) falë një fotografie të postuar në rrjetet sociale. Në foto, pas shpinës së tij, dukej edhe një tabelë me të dhënat e rrugës. Kështu u zbulua se ai ndodhej në komunën Castellamare di Stabia (Napoli).

Prania në Itali e Logut, është raportuar që në vitin 2014 policisë italiane nga autoritet shqiptare që e kanë dënuar 26-vjeçarin me 4 vite burgim.
Asokohe, ai jetonte në komunën e Castel Voltuno, por arriti t’i shpëtonte prangave. Ndërkohë, për të u lëshua nga Gjermania një mandati arresti evropian për “krime kundër personit”, raporton ANSA. Hetimet vijuan derisa i riu postoi fotografinë e tij online, që çoi edhe në arrestimin e tij.

Por jo vetëm kaq. Logu në vitin 2009 u denoncua nga një adoleshente në Tiranë e cila tha se ishte marrë peng dhe ishte detyruar për marrëdhënie seksuale prej tij. Ajo tregoi në polici se djali e kishte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht për ta detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale.

Adoleshentja ka rrëfyer se kishte dalë me të njohurin e saj Genc Logu atëherë 18 vjeç, i cili e kishte çuar vajzën në një banesë te “Dogana” në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës, thanë atë kohë, duke iu referuar dëshmisë së vajzës, se 18-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, duke e kanosur, duke e goditur me grushte.

Madje sipas saj i riu nuk është mjaftuar me pak por e ka mbajtur atë dy ditë të mbyllur. Sapo ka fituar lirinë, adoleshentja ka kërkuar ndihmën e policisë .BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME