Categories Lajme

Tiranë- Nuk respektojnë këmbësorët, gjobiten brenda 48 orësh 67 shoferë (VIDEO)

67 shoferë janë gjobitur brenda 48 orëve sepse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizat e bardha apo në rrugët kur këto të fundit mungojnë.

Policia njofton se janë ashpërsuar masat për të gjithë drejtuesit që nuk respektojnë këmbësorët, ndonëse vihet theksi se edhe këta të fundit nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidentesh.

“Janë të shumtë ata që drejtojnë një automjet dhe ankohen se këmbësorët janë të pakujdesshëm dhe se nuk respektojnë detyrimet e rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë shkak për aksidente të rënda, shpeshherë edhe me pasoja fatale për këta të fundit.

Por nga ana tjetër, nuk janë të paktë në numër, drejtuesit e mjeteve të kategorive të ndryshme që me sjelljen e tyre në trafik, janë po aq të rrezikshëm duke mos dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre apo kur ata kanë filluar lëvizjen në ato rrugë ku vendkalimi i tyre mungon.

Nga vëzhgimi i rrugorëve të kryeqytetit, në lidhje me sjelljen e përdorueseve të mjeteve ndaj këmbësorëve janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh përgjatë 48 orëve të fundit”, njofton policia rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyfishohet taksa vjetore e makinave, 15 mijë lekë për automjetet elektrike

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME