Categories Lajme

Tiranë, Përmbyset “G Class”-i i blinduar me targa ruse, shoferi braktis makinën

Një makinë luksoze e blinduar është përfshirë në një aksident te rrethrotullimi i “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës. Newsbomb.al mëson se në aksident është përfshirë një makinë tip Mercedes “G Class” e blinduar edhe me targa të Rusisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa ngjarja bëhet edhe më e mistershme pasi shoferi ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar, raporton Newsbomb.al. Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia, të ketë patur armë pa leje me vete, por ekziston edhe mundësia që mjeti të ketë qenë i vjedhur.

Mësohet se forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e saj. Mjetit të blinduar me targa ruse po i kontrollohet dokumentacioni dhe numri i shasisë, për të zbuluar më tepër rreth vendit të origjinës. Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe dhe patrulla për të krehur zonën.

fgerghe45hy45rh4h.jpg

dfwergegh4gh4h.jpg

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME