Categories Lajme

Tiranë, policia arreston 6 persona, për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga gjashtë persona për vepra të ndryshme penale, që nisin nga ngacmimi seksual i dy personave ndaj një shtetasje, përdorimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, dhe deri te plagosja e lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. K., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. M., 54 vjeç, dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin N. N., 50 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin G. N., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin  R. S., 19 vjeç. Më datë 03.04.2022, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, persona edhe të paidentifikuar, kanë goditur  me grusht shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME