Categories Lajme

Tiranë/ Punëtori bie nga kantieri i ndërtimit dhe ndërron jetë në spital, procedohet administratori e inxhinieri i firmës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një punëtor 48 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot për shkak të plagëve të marra. Policia ka proceduar administratorin dhe inxhinerin e firmës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME