Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re në afërsi të Selitës. Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje i cili drejtohej nga shtetasi Mikel Harizaj 42 vjec.
Në makinë ndodhej pasagjer edhe shtetasi Serini Dumi 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
“Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
