Categories Sport

Tjetër fitore për Milanin

Milan ka rrëmbyer pikët e plota në “Renato Dall’Ara”, duke e mposhtur 3-2 Bolognan. Me këtë fitore, Milan është ngjitur në pozitën e 10 me 20 pikë… Pas fitores kundër Parmës, Milani i Stefano Piolit ka marrë të tjera pikë të plota në Serie A. Kuqezinjtë e kanë mposhtur 3-2 në udhëtim Bolognan, në një ndeshje ku protagonist ishte Theo Hernandez i blerë nga Real Madridi, shënoi dy gola, një për Milanin dhe një për Bolognan, pasi aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, derisa shkaktoi edhe penallti në minutën e 84’.

Piatek zhbllokoi gjithçka, në minutën e 15’ nga penalltia.

Theo Hernandez shënoi për 2-0 në minutën e 32’, derisa në atë të 40’ aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij për 2-1. Me të filluar pjesa e dytë, Giacomo Bonaventura shënoi gol të bukur në minutën e 46-të për 3-1. Ndeshja u bë e rrezikshme në minutën e 84’, kur Nicola Sansone shënoi për 3-2 nga pika e bardhë, e shkaktuar nga Theo. Sido që të jetë, deri në minutën e 95, me ato shtesë, Milani ia doli të mbahet dhe arriti të marrë tri pikë të arta që e ngjitin në pozitën e 10 me 20 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME