Categories Lajme

Tokio, spërkat me benzinë dhe i vë zjarrin ‘Kyoto Animation’, 12 të vdekur

Të paktën 12 vetë vdiqën në Japoni në një sulm me zjarr në një studio të famshme të animacionit në Kioto

Në kohën e zjarrit, brenda studios kishte rreth 70 punonjës, shumë prej të cilëve arritën të dilnin, por rreth gjysma e tyre mbetën të mbërthyer në ndërtesën tre-katëshe.

Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, veç të vdekurve nga djegjet dhe asfiksia, ka dhe mjaftë të zhdukur, dhe numri i viktimave mund të rritet.

Flakët shpërthyen kur një burrë 41-vjeçar i paidentifikuar, i cili edhe vetë u plagos dhe më vonë u arrestua, hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin ambjenteve të “Kyoto Animation”, një studio prodhimi për karikaturat jashtëzakonisht të njohura “manga”. Arsyet për gjestin ende nuk janë të qarta.

Satoshi Fujiwara, zëdhënës për departamentin e zjarrfikësve të Kiotos, tha se “viktimat ishin duke punuar në dy katet e para të ndërtesës”.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ata kishin dëgjuan zjarrvënësin të thërriste “Shkoni në ferr”.

“Kyoto Animation”, ka rreth 160 punonjës, shumë prej të cilëve në moshë të re.

Studioja u themelua në vitin 1981 dhe ka një histori të suksesshme. Ajo prodhon filma për ekranin e madh dhe filma të animuar për televizion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME