Categories Lajme

Tonelatat me patate futen në magazina, fermerët: S’ka treg, çmimi është i ulët

Në fushat e Divjakës, fermerët po mbledhin dhe magazinojnë tonelata patate, e cila ka mbetur e pa shitur.

‘Pikë muhabeti, nuk ka treg. E kemi futur në për shtëpia. Nuk shitet. Këto pikat e mëdha të grumbullimit herë marrin herë s’marrin. Sivjet skandal fare’, tha fermeri.

‘Përveç mungesës së tregut, edhe atë pak prodhim që shesin fermerët detyrohen ta japin me çmim të ulët’, tha një tjetër.

‘Patatja sot në Divjakë është nga 250 lekë deri në 300 lekë. Po nuk ka tregtarë. Edhe ata që marrin, marrin nga 10-15 arka. Nuk më intereson mua të marr punëtorin, do 30 mijë lekë. Vij këtu dhe shkul me gruan. Ne kemi ngel si peshku pa ujë. E fusim brenda atje në magazinë, po u shit u shit, po s’u shit, ta nxjerrim prape ta hedhim në kanal’, tha fermeri.

‘Do e mbash deri në shkurt mars, ose do e nxjerrësh me këtë çmim ose do e hedhësh. Çmimi përtokë, tregu zero. Jemi të detyruar tani nga i ftohti, po i fusim brenda se po i kapi ndonjë brymë i prish fare, i kalb’, tha një tjetër.

Sipas fermerëve puna dhe djersa e tyre shkon dëm pasi futet patate nga importi. Por të njëjtin fat kanë edhe kultura të tjera.

‘Po nuk doli jashtë, hyn nga jashtë patate. Ne nuk duam të bëjmë politikë. Ne duam të marrim djersën tonë, nuk e marrim dot. Do mbjellësh 7 -8 kultura, do fitosh në dy do humbasësh në 5. Është bërë shumë e vështirë bujqësia këto 2-3 vjetët e fundit. Se dimë, pse s’ka, e di qeveria, është shumë dobët. Edhe karota po ashtu. Marrin nga dy tre kuintalë, tregtarë s’ka. Ja karota në tokë, ja lakra në tokë’, tha fermeri.

Brenda një viti bujqësor, vetëm në Divjakë mbillen 600 deri në 700 hektarë me patate. Kjo kulturë në Divjakë përbën burimin kryesor të të ardhurave për fermerët e zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME