Categories Kuzhina

Tortë e mbushur me rikota dhe çokollatë

Tortë e mbushur me rikota dhe çokollatë

Përbërësit:

Baza:

3 vezë

180 gr sheqer

50 ml vaj bimor

50 ml qumësht

180 gr miell

1/2 pako pluhur pjekës

Mbushja:

2 vezë

90 gr sheqer

500 gr rikota

60 gr niseshte

Vanilje

70 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, sheqerin, i përziejmë sa të shkrihet sheqeri, shtojmë vaj luledielli, qumësht, i përziejmë, shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë ½ e brumit në një tepsi 24 cm dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Rrahim në një tas 2 vezë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë rikotën, niseshten dhe i trazojmë derisa të formohet një krem i lidhur, vanilje dhe çokollatën e copëtuar. I përziejmë mirë. Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë mbushjen dhe e mbyllim dhe e mbulojmë me gjysmën e brumit që ruajtëm nga brumi I bazës. E nivelojmë sipërfaqen dhe e vendosim përsëri në furrë për 25-30 minuta. Presim tortën të piqet, e ftohim dhe e spërkatim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME